Nigeria shpall dy ditë zi kombëtare pas sulmit me 69 viktima

Nigeri ka shpallur dy ditë zie kombëtare, pasi të paktën 69 persona u vranë në një sulm nga kryengritësit e dyshuar islamikë.

Sulmi ndodhi në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Malin.

Viktimat përfshinin një kryebashkiak lokal dhe udhëheqësin e një milicie vetëmbrojtëse, tha qeveria. Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës, që ndodhi të martën.

Zona është pushtuar nga militantë të lidhur me një degë lokale të të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik.

Nigeria po përballet me kryengritje xhihadiste në kufijtë e tij me Malin, Burkina Fason dhe Nigerinë. Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dhunën e kryengritësve këtë vit në jugperëndim të vendit.

Në mars, rreth 137 njerëz u vranë gjatë bastisjeve të koordinuara në tre fshatra nga xhihadistët./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 07:24