Ngrijnë rrugët, ARRSH jep informacion mbi gjendjen e akseve: Si paraqitet situata!

Shiu dhe dëbora tashmë ia kanë lënë vendin ngricave dhe temperaturave të ulëta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë të gjitha masat për të shmangur bllokimet e rrugëve. Në akset ku ka pasur problematika, ARRSH thotë se është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat.

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Kujtojmë që për dy ditë më radhë i gjithë vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar edhe përmbytje në disa zona. Ndërsa në vendet malore ka pasur reshje dëbore.


Shtuar 1.12.2021 09:21