Prokurori e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e shpendëve. Ka kërkuar te gjitha praktikat e ndjekura nga institucionet përgjegjëse dhe kompanitë.
Ndërkohë në Durrës prej tre javësh në tre pulari po ngordhin pula çdo ditë, ndërsa vetëm dje Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve.
Sipas raporteve paraprake, dyshohet se kanë ngordhur rreth 1 milion pula dhe ato asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk po vepron për t’i marrë.