MF-Maqedoni: Ndryshime të reja për lizingun financiar, më shumë transparencë, mbrojtje për qytetarët dhe mbikëqyrje sipas standardeve evropiane

Ndryshimet në Ligjin e Lizingut Financiar, të miratuara nga Kuvendi, sjellin një kuadër të përditësuar rregullator që përafrohet me standardet evropiane, mbikëqyrje më efikase, transparencë më të lartë dhe mbrojtje më të fortë për shfrytëzuesit. Nga Ministria e Financave bëhet e ditur se këto ndryshime përbëjnë një nga tetë hapat që po realizohen në kuadër të Axhendës reformuese.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Fiancave, zgjidhjet e reja ligjore prekin kushtet për themelimin dhe funksionimin e ofruesve të lizingut financiar, qeverisjen korporative, instrumentet e mbikëqyrjes, transparencën e veprimtarisë dhe mbrojtjen e shfrytëzuesve të lizingut financiar. Rregullat e reja, thuhet më tej, nënkuptojnë kontrata më të qarta, mundësi për shlyerje të parakohshme pa shpenzime shtesë, kontroll më të madh mbi kompanitë e lizingut dhe standarde më të larta në mbrojtjen e shfrytëzuesve.

Për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen e shfrytëzuesve, me ndryshimet përcaktohen qartë elementët e detyrueshëm që duhet të përfshijë çdo kontratë e lizingut financiar, përfshirë të gjitha kompensimet që lidhen me lizingun. Njëkohësisht, hapet mundësia që kontratat e lizingut financiar të nënshkruhen edhe në formë elektronike, nëse plotësohen kushtet sipas dispozitave për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, si dhe sipas rregullave për parandalimin e pastrimit të parave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe dispozitave të tjera përkatëse.

Po ashtu, ndryshimet parashohin që shfrytëzuesi i lizingut financiar të mund t’i shlyejë detyrimet e mbetura, tërësisht ose pjesërisht, në çdo moment në pajtim me planin e amortizimit, pa kosto shtesë. Kjo i garanton atij edhe të drejtën për uljen e kostove të përgjithshme për periudhën e mbetur të kontratës.

Mbrojtja e shfrytëzuesve përforcohet edhe përmes përcaktimit se ofruesi i lizingut financiar nuk mund ta përdorë lëndën e lizingut financiar si kolateral pa pëlqimin paraprak me shkrim të shfrytëzuesit. Ky pëlqim duhet të jepet te noteri, në një dokument të veçantë – deklaratë, të ndarë nga kontrata e lizingut financiar, me kushtet e përgjithshme dhe me saktësimin e qartë të pasojave juridike të një pëlqimi të tillë.

Kompanitë që ofrojnë lizing financiar do të kenë detyrimin të publikojnë në faqet e tyre të internetit raportet financiare vjetore, së bashku me raportin dhe mendimin e revizorit të autorizuar. Në këtë mënyrë, si individët ashtu edhe personat juridikë që përdorin lizingun do të mund të krijojnë një pasqyrë më të qartë për punën e këtyre kompanive përpara se të hyjnë në marrëdhënie afariste.

Ndryshimet sjellin edhe forcim të mbikëqyrjes përmes përmirësimit të dispozitave kundërvajtëse, ndërsa njëkohësisht rrisin stabilitetin financiar të ofruesve të lizingut financiar duke e ngritur vlerën minimale të principalit bazë nga 6.000.000 në 30.000.000 denarë.

Në funksion të forcimit të integritetit të subjekteve që ushtrojnë lizing financiar, me këto ndryshime zbatohen edhe rekomandimet e Komitetit MONEYVAL pranë Këshillit të Evropës në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me to vendosen kritere për përshtatshmërinë dhe reputacionin që duhet t’i plotësojnë themeluesit dhe anëtarët e organeve drejtuese të ofruesve të lizingut financiar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.


Shtuar 10.07.2026 11:02

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş