Ngjarje tronditëse/ 66-vjeçari nga Durrësi ndërron jetë pasi rrëshkiti brenda pusit të ujit

Një ngjarje tronditese ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Hamallaj të Durrësit, teksa një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rrëshkitur në brendësi të një pusi.

Mësohet se shtetasi me iniciale O. P. ka qenë duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, ku dyshohet se ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 19.06.2024 21:52