Ngjarje e rëndë/ Nusja theri burrin dhe vjehrrin, Prokuroria e RMV jep detaje e fundit

Prokuroria Publike ka shpalosur detaje nga vrasja e dyfishtë në Kratovë. Sipas organit të akuzës, gruaja e cila dyshohet për vrasje të dyfishtë ka qenë e sulmuar nga burri i saj me grushte në kokë dhe trup, ndërsa më pas me dy duart në fyt ka tentuar ta mbysë.

E dyshuara ka arritur të shpëtojë nga duart e bashkëshortit dhe nga kuzhina ka marrë një thikë me të cilën së pari ka therur të shoqin, ndërsa më pas edhe babanë e tij. Nga plagët që të dy kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Alsat M.

Ndonëse motivi i përleshjes paraprake verbale nuk është zbardhur, Prokuroria e ndjek të dyshuarën për vrasje me paramendim në rrethana të dhunës familjare. Ajo rrezikon burg nga 10 vjet deri në masë efektive me burgim të përjetshëm.

Prokuroria Publike ka njoftuar se po hetohet edhe mundësia që e dyshuara e parë veprën ta ketë kryer si pasojë e nevojës ekstreme për të shpëtuar jetën e saj. /Alsat.mk


Shtuar 15.06.2024 22:10

Tags: ,