Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, ku të afërmit e lojtarit të AEK-ut, Rodolf Pizarro, kanë përjetuar një sulm vrasës.
Konkretisht, familja e meksikanit është grabitur, ndërsa tezja e tij është gjetur e vdekur.
Nëna e Pizarros është plagosur dhe është shtruar në spital.
Sipas mediave vendase, motivi kryesor i autorëve ka qenë grabitja, por nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të donin të rrëmbenin nënën e futbollistit, ndërsa tezja e tij është qëlluar për vdekje.
Nëna e lojtarit të klubit grek është plagosur dhe është shtruar në spital në gjendje stabile, si edhe një person i familjes gjithashtu.
Ngjarjen e kishte denoncuar punonjësja e shtëpisë, e cila i gjeti disa orë pas grabitjes.