E trishtë, ndahet nga jeta aktorja e njohur

këtë të hënë, ka ndërruar jetë në Romë në moshën nëntëdhjetëvjeçare, aktorja italiane Sandra Milo. Në karrierën e saj kinematografike, në gjashtëdhjetë vitet e fundit, ajo kishte bashkëpunuar me regjisorë kryesorë, si Roberto Rossellini, Federico Fellini, Luigi Giamba dhe Dino Rizzi.

Performanca e saj më e njohur ishte, pa dyshim, në filmin 8½ të Felinit që fitoi Oscar.

Sipas asaj që kishte deklaruar vetë, për disa vite ka mbajtur një lidhje me regjisorin e njohur italian të “Jeta e ëmbël”.

Në vitet tetëdhjetë, ajo prezantoi një seri emisionesh në televizionin publik italian Rai dhe mori pjesë në nisma dhe konferenca të partisë socialiste të Bettino Craxi.

Në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeç, ajo mori çmimin e filmit italian David, për kursin e përgjithshëm në fushën e artit. Siç shkruan shtypi fqinj, “ajo ishte pa dyshim një nga aktoret më të njohura italiane”.

“E doja shumë Marcello Mastroiannin, por pa tërheqjen që ndjenin kaq shumë gra për një burrë kaq të pashëm dhe simpatik. Marcello ishte më i lehtë, Federico kishte më shumë thellësi, por, në një farë mënyre, sikur njëri e plotësonte tjetrin, sikur njëri kishte tiparet, karakteristikat që i mungonin tjetrit”, kishte thënë Sandra Milo.


Shtuar 29.01.2024 12:30