Një 7-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Rusicovc të Lipjanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje. Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 16:30.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet i tipit audi.
Njoftimi i policisë:
Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Liojanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit audi dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë. Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Ahmeti.