Ngjarja në Shijak/ I plagosuri u gjet në vendin e gabuar, nuk ishte ai shenjestra

36-vjeçari që u plagos sot në Shijak duket se nuk ishte shënjestra e vërtetë e autorit Arbër Hoxha, që qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete.

Raportohet se një natë më parë, Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë.

Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë.


Shtuar 22.03.2024 13:22