Ngjarja e rëndë në Ksamil/ Zbulohet identiteti i viktimës: 20-vjeçari ishte shtetas portugez, verifikohen lidhjet e dy turqve me ngjarjen

Autoritetet kanë saktësuar identitetin e të riut që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Ksamil. Ndryshe nga informacioni i parë, sipas të cilit viktima ishte shtetas francez, verifikimet e mëtejshme konfirmuan se bëhet fjalë për portugezin Luis Miguel Varela Mendes, i datëlindjes 27.09.2005.

Identifikimi u realizua përmes dokumentit të identifikimit të gjetur gjatë veprimeve hetimore. Fillimisht, viktima ishte regjistruar me inicialet M. M., ndërsa më pas u konfirmua se inicialet e tij janë L. V.

Të lidhura

None found

Hetimet e grupit të drejtuar nga Prokuroria po përfshijnë edhe rolin e dy shtetasve turq. Ata ndodheshin në automjetin ku u kap Sokrat Vata, autori i ngjarjes, i arrestuar pak orë më parë në Levan të Fierit, teksa po transportohej në drejtim të Tiranës.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë mbledhjen e provave për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore që lidhen me ngjarjen e ndodhur në Ksamil, Sarandë.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, autoritetet pritet të publikojnë një njoftim të plotë mbi rastin.


Shtuar 18.08.2026 13:17

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetjojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom