Sulm tragjik gjatë lutjeve të së premtes në Nigeri, rreth 30 persona humbin jetën

Rreth 30 persona u vranë nga një grup i armatosur teksa po zhvilloheshin lutjet e së premtes në shtetin Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë, raportoi AFP.

Të lidhura

None found

Samsuddin Mai Akwai, sekretar i këshillit lokal në Kembe, deklaroi dje se pas sulmit të javës së kaluar qëndronin xhihadistë të grupit Lakurawa. Hetuesit dyshojnë se ky grup ka lidhje me Shtetin Islamik në Sahel (IS), i cili vepron kryesisht në territoret e vendeve fqinje, Mali dhe Niger.

Mai Akwai bëri të ditur se personat e armatosur hynë në fshatin Ougousi në momentin kur “besimtarët po mbanin lutjet e tyre të së premtes”.

Një banor nga qyteti i afërt i Kembe tha se sulmet e kryera nga xhihadistët e dyshuar ndodhën pas vdekjes së katër ushtarëve në qytet, po ashtu të premten.

Sipas të njëjtit burim, në fshatin Ugushi mbetën të vrarë rreth 30 persona.

Një zëdhënës i policisë, i kontaktuar nga AFP, konfirmoi se fshati ishte sulmuar, ndërsa raportoi 28 viktima.

Në rajonet e izoluara të Nigerisë, ku autoriteti i shtetit është i kufizuar, informacionet për masakra në komunitete të largëta shpesh qarkullojnë prej disa ditësh.

Nigeria, vendi me popullsinë më të madhe në Afrikë, po kalon një krizë të rëndë sigurie në veri. Rajoni goditet si nga organizata xhihadiste, ashtu edhe nga grupe kriminale pa një ideologji të përcaktuar, të motivuara kryesisht nga përfitimi dhe të njohura si banditë.

Verilindja e Nigerisë vazhdon të jetë qendra e një kryengritjeje xhihadiste që zgjat prej rreth 17 vjetësh. Megjithatë, disa formacione të armatosura po i shtrijnë veprimtaritë e tyre drejt zonave veriperëndimore dhe qendrore të vendit, ndërsa vitet e fundit në veriperëndim janë zgjeruar edhe grupe të tjera xhihadiste me bazë në Sahel.


Shtuar 18.08.2026 13:22

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetjojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom