Zbardhet dëshmia e 14-vjeçares që dyshohet se është abuzuar nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë.
Vajza 14-vjeçare, në fillim ka folur me psikologen e shkollës, duke denoncuar të atin për marrëdhënie s*ksuale.
E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre.
Psikologia dhe drejtuesit e shkollës, kanë lajmëruar policinë e cila ka prangosur të atin. 14-vjeçarja po i nënshtrohet ekzaminimeve. Ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4 vite, gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.
Nena e saj e pyetur ne polici, tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti.
Babai i saj nuk ka pranuar ne polici asgjë. “Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”, tha ai para oficerëve të policisë.
Pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet.