Pak minuta më parë është raportuar për një krim të rëndë të ndodhur në Fier, saktësisht në fshatin Zhupan.
Mësohet se autori i krimit është Elton Meta, i cili ka vrarë ish- bashkëshorten e tij Sabrina Bega.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit./albeu.com/