Ngjarja e rëndë në Fier, kjo është 30-vjeçarja e cila u vra nga vjehrri ditën e sotme (FOTO LAJM)

Merushe Hazizi, 30-vjeç u vra ditën e sotme nga vjehrri i saj Xhevahir Hoxha në Fier.

61-vjeçari e masakroi me thikë në shtëpinë e tyre bashkëjetuesen e djalit e më pas vari veten në një pemë pas banesës.

Mësohet se Hoxha kishte qenë kundër lidhjes së djalit të tij me Merushen dhe e kishte paralajmëruar disa herë këtë të fundit që do t’i vriste të dy dhe më pas edhe veten.

30-vjeçarja ka lënë 3 fëmijë jetim, të cilat i ka pasur nga martesa e parë. /albeu.com


Shtuar 12.04.2022 15:09