E kritikuan për peshën, Selena Gomez më indiferente se asnjëherë: Jam perfekte

Selena Gomez publikoi një video teksa po konusmonte ushqim në fast food dhe u përball me një lum komentesh negative nga ndjekësit. Por këtë herë këngëtares nuk i interesoi aspak.

Historia e Selena-s me komente të tilla online është shumë e vjetër. Në 2015-ën për shembull, kur postoi një foto me bikini, kritikat rreth peshës nuk kishin fund. Gomez u përgjigj duke postuar një tjetër foto me bikini ku dukej po aq seksi.

Superylli postoi një video në tik tok me një mesazh të fuqishëm rreth paraqitjes së saj duke thënë: Unë  jam perfekte kështu si jam’.

Ajo gjithashtu tha në tik tok që nuk i intereson në lidhje me peshen e saj sepse nuk ka rëndësi sesi ajo duket njerëzit gjithmonë do të kenë diçka negative për të thënë për të.

“Pra, jam përpjekur të qëndroj e dobët, por së fundmi kam ngrënë 4 takos, vezë, sanduiç pikant, etj. Gjithsesi, sinqerisht nuk më intereson më asgjë rreth peshës time sepse njerëzit do flasin sido të jetë puna. Ata do thonë sërish “je shumë e madhe, je shumë e imët, bla, bla, bla. Unë jam perfekte kështu siç jam!”, – është shprehur Gomez në një prej postimeve të fundit në TikTok.

Bukuroshja brune nuk lejon që të rrethohet nga negativiteti dhe e mbylli videon me një ”unë jam perfekte kështu siç jamë, paçim!”