Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Elbasan.
Mësohet se një grua është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë qëlluar nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së qytetit, ndërsa policia ka bërë të ditur se autori i dyshuar është shtetasi me iniciale K.B., i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj gruas së tij me armë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.