Një deklaratë e fortë është bërë nga deputeti Myslim Murrizi gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Sipas Murrizit, Kuvendi në shtator do të mbushet me hajdutë doganash, armësh, nafte e kontrabandistë.
Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha me ironi se aty do të shkojnë ‘ajka’, ata që do të shpikin vaksinën dhe ata që do të shkojnë drejt NASA-s.
‘’Ralf, kemi dhe një seancë, më 1 korrik, pastaj do të shpëtojnë shqiptarët nga ne, se këtu o z.Manja këtu do të jetë laborator shkencor, këtu do të vijnë ajka, ata që do të shpikin vaksinën, ata që do të shkojnë drejt NASA-s.
E çfarë lumturie do të jetë. Këtu do të ketë hajdut doganash, hajdut armësh e naftash e kontrabandistë. Do habiteni dhe vetë ju. Ju faleminderit,”- tha Murrizi. /albeu.com/