Ngadalësim i ekonomisë, Sejko: Këtë muaj inflacioni ka shënuar shifra rekord

Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko në një deklaratë për mediat ka folur mbi situatën e ekonomisë shqiptare.

Sejko tha se konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë kishte sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri, ndryshe nga sa pritej.

Ndër të tjera, guvernatori ka theksuar se inflacioni do të jetë i lartë në muajt në vijim, duke përmendur se gjatë 3 mujorit të parë kishte qenë në shifrat 4.4%. Përjashtim bënte muaji mars, ku inflacioni ishte në masën prej 5.5%.

Guvernatori i Bankës Kombëtare Shqiptare, Gent Sejko: Rritja e çmimeve ka shkaktuar pasiguri të agjentëve ekonomike. Inflacioni është në RRItje të konsiderueshme ndërsa rritja ekonomike është ngadalësuar.

Këshilli Mbikëqyrës vëren se ekonomia shqiptare do të ruajë stabilitetin, gjithmonë duke u bazuar në mos-përshkallëzimin e luftës në Ukrainë. Në përfundim të mbledhjes së sotme, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë politikat monetare.

Sanksionet e vendosura nda Rusisë, sollën deficite të reja dhe rritën pasiguritë për të ardhurat. Inflacioni në vend u rrit gjatë 3 mujorit të parë të vitit duke shkuar në 4.4%. Rritja e inflacionit në muajin mars ka qenë më e madhe deri në 5.5%. Kjo rritja u shkaktua nga ulja e ofertës, si pasojë e mungesës së produkteve ushqimore./albeu.com