Ngacmonin dhe kërcënonin të miturën nga telefoni, shpallen në kërkim dy të rinjtë

Policia e Lushnjës ka shpallur në kërkim dy shtetas M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, pasi kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 12:21