Ngacmoi se*sualisht një vajzë te zona e Liqenit dhe e kërcënoi me thikë, shpallet në kërkim 56-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 56-vjeçar, pasi është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 34-vjeçare dhe e ka kërcënuar atë me thikë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit në Tiranë, pranë një shkolle private.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, thote policia.


Shtuar 30.05.2024 17:28