Ngacmoi seksualisht të miturën në Tiranë, në pranga 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Shtetasi me iniciale Y. A akuzohet pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

Shtuar 29.06.2022 11:30