Me dërgimin e armëve moderne nga vendet perëndimore, ukrainasit po i kundërvihen fuqishëm rusëve. Madje sipas ekspertëve të sigurisë, ky veprim i vendeve perëndimore ka bërë që të ndryshojë rrjedha e luftës në Ukrainë.
Brigada e 3-të e tankeve të ushtrisë ukrainase dhe brigada e 40-të e artilerisë, ishin vënë në aksion kur lokalizuan rusët në fushëbetejë.
Ata sapo morën koordinatat nga dronët që përcillnin çdo lëvizje të rusëve, filluan me sulm duke i detyruar të lënë armët dhe të ikin nëpër pyll.
Rusët ishin fshehur në një zonë të gjelbëruar dhe madje kishin kamufluar tanket, por kur raketat filluan t’i godasin e kuptuan se duhet të ikin që t’i shpëtojnë më të keqes.
Kievi me këto pamje të publikuara është tallur me ushtrinë e Putinit, duke thënë se nuk kanë nga të fshihen nga artileria dhe tanket e ukrainasve.