Putin kërcënon me sulm, NATO vë në lëvizje armët bërthamore

Ditën e sotme gjatë një konference për shtyp Shefi i NATO Jens Stoltenberg është shprehur se do të vijojë me stërvitjen me armë bërthamore të parashikuar më herët.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore, shefi i NATO-s tha se në fakt, diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj oreksin, ndërsa bindet për dobësinë e organizatës, raporton abcnews.al.

“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.

Qëllimi i tij i deklaruar është të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse të aleancës janë të përgatitur për skenarin më të keq në kontekstin aktual dhe të ofrojë një ndjenjë sigurie ndaj anetarëve.

“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e  Rusisë, por mbetemi vigjilentë.”

Stërvitjet përkojnë me përshkallëzimin e fundit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore.

Kujtojmë se Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore. Ajo ka 5,977 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 5,428, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë


Shtuar 11.10.2022 16:57