Nga Subashi, Llatja e Erion Isai, KQZ gjobit 20 kryebashkiakë për përdorim të fondeve publike për fushatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KAQ) ka kërkuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve t’u vendosen gjoba, 20 kryebashkiakëve.

Sipas KQZ, ata kanë përdorur burimet publike për fushatë.

Të lidhura

None found

Jo vetëm kaq, mësohet se nga KQZ  është kërkuar gjobë edhe për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash.

Ndërkohë sqarohet se seancat paraprake të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillohen të hënën.

Kryetarët e bashkive ndaj të ciëlve është kërkuar gjobë

-Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier

-Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan

-Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh

-Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh

-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;

-Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;

-Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;

-Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;

-Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;

-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;

-Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;

-Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;

-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;

-Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec

-Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak

-Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;

-Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër

-Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas

-Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec

-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës


Shtuar 8.05.2023 07:48