Nga shqiponja e Metës, tek kapja përdore me bashkëshorten, momentet e marrjes së Presidencës nga Bajram Begaj (FOTO LAJM)

Dita e sotme ka qenë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar pasi Bajram Begaj u zgjodh dhe u vendos në krye të Presidencës Shqiptare.

Begaj ka marrë sot detyrën e kreut të shtetit, të cilën do ta ushtrojë për 5 vitet e ardhshme.

Presidenti i ri bëri betimin e tij gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës u zhvillua në ambientet e presidencës.

Begaj u prit në presidencë në ambinetet e institucionit nga ish-presidenti, Ilir Meta.

Pas takimit të dy presidentëve, u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e marrjes së postit të Presidencës.

Ishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushe, e cila i dorëzoi presidentit të ri edhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Gjatë largimit nga Presidenca, Ilir Meta nuk haroi të bënte dhe përshëndetjen me shqiponjën dy krenare.

Ajo që u vu re gjatë marrjes zyrtare të detyrës është se Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj në fund të ceremonisë u kap përdore nga bashkëshortja e tij, si dhe iu drejtua presidencës sëbashku me dy djemtë e tij, ku para se të hynin brenda bënë edhe foton familjare./albeu.com