Nga shpërthimet në Kiev te shtimi i trupave të NATO-s në Europën Lindore, gjithçka duhet të dini për luftën Rusi – Ukrainë

Gjërat po ndodhin me shpejtësi në terren në Ukrainë, megjithatë albeu.com ju sjell më poshtë një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit:

-Shpërthime të reja janë dëgjuar në Kiev, kryebashkiaku paralajmëroi për një situatë “kërcënuese”.

-Ukraina thotë se 18,000 mitraloza u janë shpërndarë vullnetarëve.

-Videot nga më herët sot treguan automjete të blinduara që përparonin nëpër rrethet veriore të qytetit.

-BE-ja ka goditur me sanksione Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Mësohet se është një ngrirje e aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi dhe se Britania e Madhe do të bëjë të njëjtën gjë.

-NATO thotë se po dërgon mijëra trupa të tjera në Evropën Lindore.

-Burrat ukrainas thuhet se po ndahen nga familjet e tyre ndërsa përpiqen të largohen nga vendi. Burrat e moshës 18-60 vjeç, të cilët mund të rekrutoheshin, tani u ndalohet të kalojnë kufirin.

-OKB thotë se po rrit operacionet për të ndihmuar civilët e prekur nga pushtimi rus. Është vlerësuar se më shumë se 100,000 janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 20:54