Lufta në Ukrainë, shpërthime në Kiev, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se në kryeqytetin ukrainas, janë ndjerë shpërthime, ku pas disa sulmeve që synuan disa qytete në Ukrainë, duke shkaktuar alarmin kombëtar ajror.

Disa qytete u goditën nga sulmet ruse, duke përfshirë Kharkiv (verilindje), Lviv (perëndim) dhe Odessa (në jug), thanë autoritetet, dhe një alarm ajror mbarëkombëtar u aktivizua rreth orës pesë në mëngjes.

“Kharkovi është nën gjuajtje masive me raketa. Ka pasur të paktën gjashtë shpërthime në qytet”, Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Kharkivit në Telegram. 


Shtuar 29.12.2023 07:41