Ditën e nesërme priten reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 10 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 7 / 16 °C
Në vendet malore: 4 / 13 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./albeu.com/