Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës ditën e sotme ku si pasojë e një konflikti të çastit mes dy personave mbeti i vrarë me thikë Halil Koka, 40 vjeç.
Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë folur për mediet edhe personat e pranishëm në vendin e ngjarjes.
“Autori po e ndiqte të plagosurin dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë afër koshave të mbeturinave”, tha një dëshmitar.
“Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur”, tha dëshmitari për Neës 24.
Ndërkohë, burime zyrtare nga policia bënë me dije se sherri mes dy fqinjëve nisi për një vend parkimi, por duket se viktima dhe autori kanë pasur një sherr për çështje borxhi. Familjarët kanë deklaruar në polici se autori, Ilir Koçilja, u kishte një borxh./albeu.com