Kryeministri Edi Rama duket se ka kaluar një të dielë me ish të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Pas takimit të bujshëm në Serbi, Grenell ka vizituar edhe Tiranën.
Këtë takimi e ka zbuluar vetë Grenell përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin se kishin ndarë të dy shumë ngjarje dhe tregime bashkë me kryeministrin Rama.
“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,”- ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram. /albeu.com/
View this post on Instagram