“Nga refugjate lufte në pilote”, Ambasada Amerikane: Ju njohim me Togeren nga Kosova

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook na ka njohur me Togeren Valdeta Mehanja, e cila është piloye me Regjimentin e Aviacionit 1-131.

Ajo është është larguar nga Kosova gjatë luftës dhe sot është pilote e helikopterëve të ushtrisë së SHBA-ve

Postimi i Ambasadës:

Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë. “Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo, “Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë. Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”. Lexoni për udhëtimin e Mehanjas, nga një refugjate lufte në pilote e helikopterëve UH-60 Black Haëk për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani për kohën e saj në Shqipëri gjatë stërvitjes


Shtuar 9.06.2021 17:13