Nga nesër mund të udhëtoni drejt Anglisë! Zbuloni kushtet që duhet të plotësoni

Nga dita e nesëme nisin udhëtimet drejt Britanisë së Madhe. Pas një shkëputje të gjatë për shkak të versionit britanik të COVID-19, vetëm dy ditë më parë u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për hapjen e udhëtimeve.

Tirana International Airport u kërkon qytetarëve që do të udhëtojnë drejt Anglisë që të plotësojnë disa kushte duke filluar nga tamponi “PCR” i 72 orëve të fundit, që keni rezultuar negativë. Ndërkohë që për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim.

NJOFTIMI I PLOTE I TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli; Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

  1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
  2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit.
  3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.

https://www.gov.uk/…/providers-of-day-2-and-day-8…

  1. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…

  1. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Urojmë ta gjeni të dobishëm informacionin.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport /albeu.com/

 


Shtuar 13.04.2021 20:12