Nga nesër, Italia mbyll kufirin me Shqipërinë

Italia ka shtuar masat anti-Covid për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga nesër kufijtë me Shqipërinë të mbyllen. Kjo do të thotë që askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Gjithçka vjen pas një urdhri të lëshuar në gusht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e liston Shqipërinë bashkë me disa shtete të tjera si të “lira” për të udhëtuar deri më datë 25 tetor sipas kushteve të vendosura më herët. Momentalisht nuk ka një njoftim nëse shqiptarët do të mund të udhëtojnë për në Itali sipas kushteve të lehtësuara të vendosura në gusht, rrjedhimisht situata kthehet në regjimin e mëparshëm.


Shtuar 25.10.2021 13:01