Serie A po i paguan shtrenjtë angazhimet e lojtarëve me skuadrat kombëtare në Nations League. Në fakt janë disa lojtarë që janë lënduar në pushimin e kampionatit.
I fundit është Marcelo Brozovic i Interit, i cili shfaqi një problem muskulor në kofshën e majtë gjatë ndeshjes Austri-Kroaci dhe me shumë gjasa do të mungojë për një muaj.
Probleme edhe për skuadrën tjetër, Milani humbi për të njëjtën periudhë portierin Mike Maignan, dëmtim në muskulin binjak medial të pulpës së majtë, dhe u hoq përkohësisht nga lista e Champions League.
Probleme edhe për Juventusin e Allegrit, i cili humbet Fabio Mirettin. Mesfushori u largua nga nga angazhimi me Kombëtares të dielën për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së djathtë të marrë gjatë stërvitjes.
Lazio është në ankth për Ciro Immobile, i cili gjithashtu nuk udhëtoi me Italinë për në Budapest për t’u përballur me Hungarinë, kjo për shkak të një problemi muskulor që e kishte detyruar të dilte nga fusha e lojës në përballjen me Anglinë.
Merih Demiral dhe Teun Koopmeiners u kthyen para kohe në Atalanta . Mbrojtësi turk ka shfaqur probleme muskulore dhe është në dyshim për rinisjen e kampionatit, ndërsa mesfushori holandez ka pësuar një dëmtim në kokë në ndeshjen ndaj Polonisë. Asgjë serioze, aq sa prezenca e tij ndaj Fiorentinës nuk duket në dyshim.
As Gotti nuk po shkon mirë në Spezia. Viktor Kovalenko, i cili është i angazhuar me Ukrainën, ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë që do ta detyrojë atë të ndalojë për disa javë.
Arkadiusz Reca, nga ana tjetër, dyshohet për një shkallë të ulët muskulor. Pietro Pellegrin, gjithasahtu doli para kohe kundër Anglisë për shkak të një shqetësimi ndaj aduktorit./ h.ll/albeu.com