Nga gomat te pastrimi i fenerëve, 12 rregulime që duhet t’i bëni makinës sa më shpejtë (FOTO LAJM)

Ku drejton një makinë të vjeter ose një të amortizuar, ndjesia e ngarjes nuk është e këndshme.  Përvec pamjes së makinës është edhe siguria që ulet në raste të tilla.

12.Ndërrimi i gomave të konsumuara

Ndërrimi i gomave të makinës suaj jo vetëm që rrit sigurinë por edhe përmirëson pamjen e makinës. Periudha e ndërrimit të gomave ndryshon në bazë të disa faktorëve por kur ti ndërroni ato, të bëni dhe konvergjencën e rrotave që të eliminohet amortizimi i njëanshëm.

11. Rregullimi i goditjeve

Goditjet e vogla ose shtypjet që mund të pesojë makina është mirë ti riparojmë sa më shpejtë sepse edhe në qoftë së makina është e re, ato e bejnë që të duket e vjetër dhe e shëmtuar. Ato mund të rregullohen shumë lehtë në qoftë së ndodhen në pjeset plastike të makinës.

10. Pastrimi i fenerëve

Pastrimi i fenerëve të makinës është diçka e domosdoshëm sepse bën udhetimet e natës më të sigurta për ne dhe per të tjerët.

9. Riparimi i fshirëseve

Një fshirse e prishur mund të na vejë në shumë telashe sidomos gjatë periudhes se shirave. Kur ato prishen nuk pastrojnë siç duhet ujin nga xhami dhe si pasojë ulin shikueshmerin. Kështu që duhet të riparojmë pjesen e gomes ose ti ndrojmë terësisht.

8. Rregullimi i pamjes se brendshme

Pamja e brendshme është ajo më të cilin ballafaqohemi pjesen më të madhe të kohes tonë kështu që meriton një kujdesje të veçant. Pastertija është minimumi që mund të bejmë.

7. Lyerja e makinës

Lyerja e makinës është gjen e parë që duhet të bëni në qoftë se doni të bëni makinën të duhet si e re. Sidomos kur ajo e ka humbur shkelqimin e bojës origjinale dhe djelli e ka bër punen e vetë, do të thotë që ka ardhur kohë për ndryshim.

6. Pastrimi i xhamave

Është diçka shumë e thjeshtë dhe e dobishme që mund ta bëni për 5 minuta. Mos i lini xhamat të pista sepse prish pamjen e makinës dhe të tuajen.

5. Ndërrimi i vajt

Ndërrimi i vajit është shumë i rëndësishëm sepse ka të bejë me jetëgjatësin e makinës suaj. Në qoftë së ai nuk ndërrohet sipas kilometrave të bëra, atëherë motorri do keq funskionojë, të harxhojë më shumë dhe makina juaj nuk do punojë më.

4. Ndërrimi dhe mirëmbajtja e frenave dhe amortizatorëve. 

Një gjë është e sigurt që në Shqipëri gjëja e parë që konsumohet më shumë është sistemi i amortizit të makinës. Rrugët plotë me gropa dhe gjendja e tyre e keqe janë faktori numer një.

Gjithashtu frenat që është një nga pjeset më të rëndesishme për sigurinë tonë duhen mirëmbajtur dhe ndërruar kur është e nevojshme. Sistemi i frenimit është i përbërë kështu që duhet kontrolli i mirë i tij për t’u siguruar që nuk ka ndonjë problem.

3. Ndërrimi i një xhami të krisur

Një xham i krisur nuk është rrezik i drejtpërdrejt por ai bën makinen tuaj të duket mos më keq.

2. Era brenda makinës

Një makinë e bukur pa erën e mirë nuk është më e bukur. Të nuhasësh një erë të keqe kur futesh në makinë është jo atraktive për ju dhe për pasagjerët e tjerë. Prandaj pastroni dhe mbani aromatizues.

1. Rregulloni sistemin i emetimit të gazrave

Keni parë ndonjeherë makina që nxjerrin tym të zi nga marmita sikur të ishin fabrika. Kjo ndodh për shkak të mos mirëmbajtjes të sistemit të emetimit të gazrave.

Gjithashtu me këtë problem dëmtoni ambjentin dhe njerëzit që thithin ajrin.

Shtuar 9.06.2021 06:06