Britania dhuratë Shqipërisë pajisje që zbulojnë drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim  autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe,  në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.

Në fjalën e tij z. Gazheli falenderoi Border Force International për mbështetjen e deritanishme për administratën doganore, dhe nga ana  tyre, perfaqësuesit e Border  Force International u shprehën se janë  të kënaqur  me bashkëpunimin e deritanishëm. Ky bashkëpunim së shpejti do të materalizohet edhe me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.

Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në  funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme./albeu.com

 

Shtuar 9.06.2021 06:06