Nga Gjekmarkaj te Mziu e Zhupa, çfarë deklaruan deputetët e PD për protestën e 7 korrikut

Një numër i konsiderueshëm deputetësh të PD kanë falur ditë ne sotme para Kuvendit në lidhje me protestën e 7 korrikut të thirrru nga Sali Berisha.

Disa kanë pohuar pjesëmarrjen, disa mohua e disa të tjerë e kanë lënë pezull.

Deputetja Dhurata Çupi pohoi se do të jetë në protestë.

“Po do të marr pjesë”, tha shkurtimisht Çupi.

Po kështu dhe deputeti Agron Gjekmarkaj pohoi se nëse do të jetë në Shqipëri do të marrë pjesë në protestë.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha tha se se uron që shqiptarët të protestojnë kundër rritjes së çmimeve ashtu si protestuan pas masakrës së 25 prillit.

“Uroj që shqiptarët të protestojnë si pas masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit në të gjithë qarkun e Kukësit. Ky është një rast që protestohet nga çdo shqiptar jo vetëm nga ata që jetojnë këtu por edhe ata që janë larg dhe që duan që Shqipëria të ndryshojë.

Strukturat e PD janë gjithmonë të bashkuara. Dhe ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Në këtë kundërt kot hyjmë në këtë parlament”, deklaroi ai.

Deputeti i PD Arbi Agalliu, një nga emrat në grupet e punës për të organizuar bazën për protestën, tha se askush nuk e kishte konsultuar për këtë vendim.

“Unë personalisht apo rrjeti i demokratëve të ndershëm do të refuzojmë korrupsionin dhe çdo akt të ndërmarrë nga kjo qeveri”, tha Agalliu.

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se do të jetë pjesë e protestës së datës 7 Korrik, pavarësisht se askush nuk e ka pyetur për caktimin e tij në grupin e punës për organizimin e demokratëve.

Siç u shpreh edhe dje në rrjetet sociale, Korreshi tha se kostumi i është prerë edhe pse masa nuk i është marrë ende. Deputeti vijoi më tej duke thënë se duhet ti jepet fund ndarjes së demokratëve në të Bashës dhe në të Berishës.

“Kostumin ma kanë prerë, por masën nuk ma kanë marrë akoma. në protestë do të marr pjesë, ne jemi çdo ditë në kontakt me strukturat dhe me demokratët. I kemi dyzuar, ka demokratë kundër kësaj qeverie që duan të vijnë në protestë, jo se janë me njërin apo me tjetrin. Duhet t’i japim fund kësaj”, tha Korreshi.

Deputeti tjetër Xhelal Mziu deklaroi se 7 korriku është betejë për gjithë qytetarët shqiptarë, duke pohuar se do të jetë pjesë e protestës.

“Nuk është se kemi dalë në terren, por e rëndësishme është që në 7 korrik është një betejë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm për demokratët. Nuk besoj se ka një situatë më kritike në familjet shqiptare se sa sot, kemi çmime rekord në botë dhe shumë herë më të larta se vendet e rajonit.

Kemi papunësinë më të madhe dhe korrupsionin më galopant që mund të ketë një shtet dhe pak ditë më parë zumë dhe vendin e 7-të në botë për sa i përket hashashit. Nuk është një protestë e Berishës, është një protestë e demokratëve kundër kësaj qeveria e cila nuk duhet të ishte në pushtet për shkak të vjedhjes së votave më 25 prill. Edhe ata socialist të ndershëm që e kanë votuar janë bërë pishman për shkak të situatës ekonomike”, tha Mziu.

Gjithashtu edhe deputetja Ina Zhupa ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke deklaruar se kjo është detyra e çdo deputeti.

“Më datë 7 korrik, çdo opozitar, çdo qytetar i pakënaqur nga kjo qeverisje, çdo socialist i ndershëm, çdo njeri që i ka ardhur deri në fyt duke i vënë shkelmin kjo lloj qeverisjeje duhet të vi në shesh dhe të protestoj. Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë.

Deputetët në qarqet e tyre përfaqësojnë ata qytetarë opozitarë që i kanë zgjedhur dhe është detyra e tyre funksionale si deputet për të qenë në grupet e punës. Ne e kemi nisur punën 4 deputetët e Vlorës kemi qenë për t’iu bashkuar protestës dhe këtu nuk kemi qenë të ndarë. Në bindjen tonë ne mund të mbështesim njërin apo tjetrin, por kur vjen puna për të mbështetur qytetarët ne jemi të bashkuar,” u shpreh Zhupa.

Edhe Tomor Alizoti ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. Ai tha për mediat që nuk është njoftuar për grupin e punës, por se do bashkëpunojë me të gjithë demokratët dhe se protesta është e domosdoshme në këtë vend.

“Mua nuk më ndiqni ndonjëherë me kaq shumë kamera si këta superstarët e politikës, marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës, për grupin e punës nuk më ka njoftuar njeri, Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve. Ju falënderoj dhe për këtë vëmendjen e shtuar sot…”, deklaroi Alizoti. /albeu.com