Nga fotoja me Obamën tek ajo me Hillary Clinton, Berisha uron kështu Pavarësinë e SHBA-ve

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 254 vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Berisha ka uruar miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan me anë të një postimi në facebook.

“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan ai në postim.

Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Shtuar 4.07.2021 12:11