Nga droga tek vjedhja, si u vunë në pranga 8 shtetas problematik në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 shtetas për vepra të ndryshme penale nga droga, tek vjedhja, kultivimi i kanabisit dhe drejtimi i makinës në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Rr., 23 vjeç, pasi në rrugën “Sefarin Franku” sapo ka parë punonjësit e policisë ka tentuar të fshehë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit D. H., 30 vjeç dhe F. K., 20 vjeç, të pranishëm në vendngjarje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 34 vjeç dhe shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit J. F., 44 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa sende personale dhe navigatorin e mjetit në pronësi të shtetasit S.M. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas me datë 02.04.2021, kanë vjedhur navigatorin e mjetit në pronësi të shtetasit R.D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e këtij shtetasi u konstatuan disa fidanë të dyshuara cannabis sattiva.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. L., 44 vjeç, B. Z., 56 vjeç dhe L. H., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
  2. L., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 1.06.2021 09:38