Nga dhuna te vjedhja, vihen në pranga 4 persona në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale duke filluar nga vjedhja, dhunë në familje e te prerja e paligjshme e pyjeve

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

A. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”;

A. V., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin R. A., 24 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke prerë në mënyrë të paligjshme 10m³, dru zjarri.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për ndalim;

E. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Më datë 30.07.2021, në Xhafzotaj, Shijak, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.07.2021 09:10