Nga debatet me Alketa Vejsiun, tek zija e të atit! Pendesë për Dalina Buzin?

Dalina Buzi ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku sqaroi gjërë e gjatë prapaskenat e debateve me të zjarrta që ajo ka pasur në historinë e saj si personazh mediatik. Ndër to mund të përmendim përballjen me Alketa Vejsiun apo edhe gazetaren Kozeta Turishta. Ermali i e pyeti Dalinën se si ndihet kur e etiketojnë si “zonjën e konflikteve”, të cilit sipërmarrësja e njohur ju përgjigj:

“Nuk jam bërë pishman për debatet, diku kanë dalë dhe kanë qenë shumë interesante se më kanë ndihmuar edhe për skenare. Vetëm për njërën që i rashë kot, as nuk e njihja. Nuk e di si më erdhi. Ajo është shumë e mirë, kishte hedh një postim te CNN a diçka e tillë.”

Fjala e Dalinës ndërpritet kur Ermali specifikon se në këtë moment po flitej për diskutimin mes saj dhe Kozeta Kurishtës, gjë që producentja dhe skenaristja e aprovoj.

“U ndjeva shumë keq në realitet, dhe siç po merresha me veten i thashë vetes ‘ti ke mllef? Ke pengu ah si nuk jam edhe njëherë në Amerikë?’ U mora me veten dhe u qetësova.” – rrëfeu ajo për këtë debat.

Më tej Dalina vijoj duke sqaruar dhe përplasjen e disa viteve më parë me Alketën, të cilin e konsideroj si një debat pune dhe sot “gjakrat janë ftohur”.

“Të gjitha debatet që janë bërë, nuk kanë qenë debate. Unë vetëm te Alketa e kam iniciuar diskutimin, por në raste të tjera unë nuk kam iniciuar asgjë. Unë kam foilur diçka, dhe ka reaguar dikush. Përgjigja ka qenë kaq poshtë brezit, sa kthehet në banale dhe bëhet lajm. Unë Alketën e njihja, nuk kishte asnjë problem. Ndërsa me të tjerët nuk pi kafe.” – shprehu Buzi.

Në rubrikën e këngëve të jetës, pjesë e përhershme e emisionit ‘Abc e Pasdites’, Dalina ndau edhe një ndër momentet më të vështira të jetës së saj. Ndarja nga jeta e babait kur ajo priste të fillonte masterin në Amerikë, për të cilin shprehu:

“Dialogu bëhet më i fortë pas vdekjes. Më ka thëë gjënë më të bukur që më ka ndihmuar shumë në jetë, madje më shumë se Amerika. ‘Bëj çdo gjë në jetë, nuk ka rëndësi, por thjesht bëj më të mirën.’ Mos u bëj mediokre. Unë nuk kam lidhje me varrin si koncept, por e kam gjithmonë me vete.”

Për më tepër ndiqni bisedën në kanalin e YouTub, Abc News Albania.


Shtuar 26.11.2021 18:59