Nga AKSHI tek zyra e Ervin Muçës, Klodian Mazeri ndihmoi specialisten e DTI-së për të marrë të dhënat e TIMS-it

Deklarimet e bëra nga specialistet e sektorit të serverit në drejtorinë e teknologjisë dhe informacionit, kanë ndihmuar prokurorinë qe të kuptojnë më shume mbi ndërhyrjet në sistemin Tims.

Gazetari Edison Vatnikaj, ka siguruar një material ku në të tregohet se Ervin Muça dha urdhërin për të bërë backup në sistemin Tims.

Në deklarimet e shtetases Xh.Collaku, thuhet se me datën 2 gusht 2023 ajo ka qenë në zyrë me shtetasin Enkli Hoxha.

Ajo ka marrë një telefonatë nga drejtori Ervin Muça rreth orës 13.00, i cili më ka komunikuar se duhej të bënin një back-up e databazës së sistemit Tims.

Më tej, ajo është përgjigjur se nuk kishte kredencialet dhe njohuritë e duhura për këtë veprim.

Sipas deklarimeve Xh.Collaku, tregon se drejtori Ervin Muça, e ka urdhëruar që të më hapeshin portat e USB-së, pasi do të hidhej/behej procesi i Back-Up-it, i cili do të behej nga databaza për tek nje hardisk i jashtëm të cilin ma dha mua vetë drejtori, po ashtu gjatë shpjegimit drejtori më tha se do të ruhej në kasafortë, në rast të ndonjë sulmi kibernetik.

Këtë proces po e bëntë Albana Vrapi specialiste, ku në atë moment në zyrë ka hyrë një nga personat nga AKSHI për të cilën prokuroria e ka identifikuar si Klodian Mazeri.

Në këtë proces Mazeri ka ndihmuar Vrapin në ndërhyrjet e sistemit Tims.

Deklaruesja thotë se ka qëndruar deri rreth orës 20.30, pasi procesi nuk po kryhej se dicka nuk funksiononte.

Te nesërmen e ka telefonuar Albana Vrapi, e cila i ka thënë se Hardiskun e kishte në tavolinë dhe se porcesi nuk kishte perfunduar.

Gjithashtu, shtetasja Albana Vrapi në këtë komunikim i ka pohuar se kishin qëndruar deri në orë 24.00.

Të nesërmen datë 03.08.2023, deklaruesja kur ka shkuar per në zyrë ka gjetur përmbi zyrë hardiskun i cili ishte në kompjuter dhe pas kontrollit, ka rezultuar se nuk kishte të dhëna.

Këtë hardisk ajo e ka vënë në dispozicion të oficerit të policisë gjyqësore.


Shtuar 14.04.2024 09:21