Nga 2 ton përfundoi në 400 kg, Arben Kraja reagon për kokainën e kapur në Kosovë

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar lidhur me kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Kosovë. Fillimisht u raportua për një sasi rekord prej 2 tonësh, por në raportimet e mëvonshme sasia e kapur u ul në 400 kg.

“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja per Abc.

Sipas mediave kosovare, sasia e kokainës ishte nisur nga Brazili në një ngarkesë me mish që i përkiste kompanisë MC FOOD. Ngarkesa kishte kaluar nga porti i Durrësit, por policia nuk e ka ndaluar, duke e lejuar me qëllim që të shkojë deri në destinacion.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar të Policisë së Kosovës në lidhje me këtë sasi të madhe kokaine në zbuluar atje. Ky reagim pritet të japë detaje të mëtejshme.

Shtuar 17.05.2021 07:05