Sezoni 2021/22 nuk do të jetë ai që jeton gjatë në kujtesën e Neymar, me Paris Saint-Germain që dështoi në Ligën e Kampionëve, megjithatë braziliani nuk mundi të mbante durimin e tij gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare kundër Kilit të enjten.
Neymar u përzgjodh nga Tite për të luajtur në rolin e qendërsulmuesit, dhe ai në fakt gjeti rrjetën nga penalltia, por ai do të reagonte ndaj sfidave fizike që i bënin mbrojtësit kilianë.
Gabriel Suazo po sfidonte ish-yllin e Barcelonës për topin në mesfushë, dhe u duk se goditi gjurin e brazilianit, megjithatë kjo bëri që Neymar të humbiste durimin dhe të dukej se synonte një goditje në kokën e Suazos./h.ll/albeu.com