Belind Këllici i ftuar në OPEN në News24, ka folur për protestën e thirrur nga opozita që do të mbahet ditën e nesërme në orën 19:00.
Këlliçi u shpreh se kjo protestë është për të rikthyer opozitën në AND-në e saj.
Më tej ai shtoi se më rritjen e çmimeve dhe me largimin e të rinjve nga vendi, kjo protestë është e vonuar.
Pjesë nga biseda në studio:
Kellici: Kemi harxhuar energji pa fund me njëri-tjetrin është momenti që Shqipërisë t’i rikthehet opozita.
Pyetje: Është lënë të kuptohet se protesta do të jetë qytetare, nga ana tjetër ka një deklaratë paralajmëruese për Bashën dhe Alibeaj që nesër të mos jenë në shesh?
Këlliçi: Berisha ka thënë që nuk do ta këshilloja për shkak të mërisë dhe inatit të shumë qytetarëve që kjo dyshe i ka lënë pa opozitë. Duhet të ndani ironinë, cinizmin nga deklaratat që janë zyrtare dhe që kanë të bëjnë me një proces kaq të rëndësishëm.
Eni Vasili: Keni informacion , do të vijnë?
Këlliçi: Jo nuk ka informacion
Gazetari Osman Stafa: Berisha me këtë protestë me jë gurë do të vrasi shumë zogj dhe do të forcojë pozitat e tij dhe në shtator kërkon të ketë shumicë dhe do të bëjë opozitë përballë kryeministrit Rama. E marrim të mirëqenë se nëse mijëra njerëz do dalin në shesh. Si do të reagoni nëse do të ketë tensione mes palëve? Si do shkoni drejt rrëzimit të kryeministrit? /albeu.com