Nesër kandidon për kryeministër, Basha: Po, kam punuar DJ!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sërish për kohën kur studionte në Holandë dhe hobet e tij.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, moderatori Arian Çani e ka “ngacmuar” se kush ishte DJ më i mirë, ndërsa Basha ka mbetur për pak çaste i surprizuar nga pyetja.

PJESË NGA EMISIONI: 

Arian Çani: Cili mendon; je ti DJ më i mirë se Cherry?

Lulzim Basha: Zot na ruaj.

Arian Çani: Nuk e prisje këtë ë?

Lulzim Basha: Ditën e dielë shqiptarët e bashkuar do të jenë edhe zëri im duke votuar. I premtoj pas kësaj unë do të jem zëri i tyre. Tani tek DJ Cherry ka krahasim mes meje dhe tij?

E para e punës është moderm. Është DJ i shkëlqyer dhe thesar i emisionit. Tani është art dhe jo profesion. Unë kam qenë amator dhe part-time. /tv klan