Nesër dita më e ftohtë! Ky është parashikimi i motit, 25 janar 2022

Masat ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit europian do të mbeten mbizotëruese në Shqipëri duke bërë që të vijojnë të jenë prezentë temperaturat deri në 11 gradë më të ulëta se vlerat normale të muajit janar.

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë dominues duke sjellë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në verilindje.

Temperaturat e ajrit do vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur nga -15 gradë deri në 7 gradë celsius.

Era do të fyejë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/

/albeu.com/

 


Shtuar 24.01.2022 22:58

Tags: ,