Nesër beteja për 6 bashki, sa votues pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në 20 janar të këtij dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashki të cilat për arsye të ndryshme prej vitesh ishin pa drejtues. Këtë të diel janë 648.576 qytetarë me të drejtë vote të cilët do të zgjedhin mes kandidatëve të paraqitur nga subjektet politike në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhinë.

Në 5 bashki qytetarët do të zgjedhin mes 3 alternativave të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” e mbështetur dhe drejtuar nga ish-kryeministri Berisha.

Bashkia Dibër është e vetmja bashki ku qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes 4 kandidatëve, ku krahas PS, PD dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë do të ketë edhe një kandidat të partisë “Lëvizja e Re”.

Shkodra do të jetë beteja më e fortë e këtyre zgjedhjeve edhe për shkak se është një bastion historik i PD, e cila e ka fituar bashkinë në çdo betejë elektorale pas vitit 1990.

Në 2019 ku PD refuzoi të hyj në zgjedhje socialistët mundën ta fitojnë të vetëm bashkinë, por një precedent penal i fshehur nga kandidati i PS, Valdrin Pjetri la në detyrë kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi.

Edhe Durrësi është një bashki ku pritet të ketë një garë mes kandidatëve. Bashkia e cila prej disa mandatesh është një bastion i të majtëve me ish-kryebashkiakun, Vangjush Dako në krye këtë herë sfidohet nga dy përfaqësues të së djathtës.

Dibra deri në vitin 2011 ishte një bashki e drejtuar nga të djathtët, por pas asaj beteje është qeverisur vetëm nga kryebashkiak të majtë. Lushnja ngeli pa kryebashkiak për shkak të arrestimit të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe. Edhe

Lushnja në 3 betejat e fundit për zgjedhjet vendore është drejtuar nga socialistët. Vora ka qenë një bastion i PD deri në vitin 2019, kur opozita refuzoi të hyj në zgjedhje vendore.Në 6 mars, Vora do të jetë rezultati i parë që do të mësohet për publikun për shkak se në këtë bashki do të votohet dhe numërohet elektronikisht.

Rrogozhina e ngelur prej 2 vitesh pa kryebashkiak për shkak se kryebashkiaku i saj, Haxhi Memolla ndërroi jetë.

Fushata për zgjedhjet e 6 marsit ishte e qetë, por shpallja e rezultatit përfundimtar pritet të prodhojë një panoramë të re kryesisht brenda opozitës e cila për herë të parë në këto zgjedhje doli me 2 kandidatë të ndryshëm pas përplasjes disa mujore Basha-Berisha.

Durrës 258633

Shkodër 166983

Dibër 56662

Lushnje 104249

Rrogozhinë 31996

Vorë 30053

Në Total 648.576 zgjedhës

20 janar meta dekreton zgjedhjet

Durrës 2019-PS 2015-PS 2011-PS

Shkodër 2019-PS(VALDRINI) 2015-PD 2011-PD

Dibër 2019-PS 2015-PS / 2011-PD

Lushnje 2019-PS / 2015-PS/ 2011-PS

Rrogozhinë 2019-PS 2015-PS 2011-PD

Vorë 2019-PS 2015-PD 2011-PD/abcnews.al/


Shtuar 5.03.2022 18:55