Nëse vuani nga kjo sëmundje, biçikleta është zgjidhja, mjeku: Si ju ndihmon

Prova ushtrimore (ose stress test ose biçikleta në gjuhë popullore) është një nga instrumentet diagnostike dhe pronjostike më të përhapur që përdorin rregullisht kardiologët për vlerësimin e sindromës koronare kronike ose kardiopatisë iskemike kronike (ngushtimit të venave të zemrës në gjuhë popullore edhe pse në realitet ato janë arterie).

Qëllimi i përdorimit të PU (provës ushtrimore) është të identifikojë më shpejt dhe në kohë problematika kardiake që nuk evidentohen në kushte qetësie duke parandaluar probleme të mëtejshme që shpesh mund të jenë edhe serioze, thotë Dr. Alfred Nona, kardiolog në Spitalin Amerikan 1.

Sforcimi apo eforti që i bëhet pacientit është i tillë që atij t’i rritet frekuenca kardiake (rrahjet e zemrës) dhe vlerat e tensionit arterial, duke bërë që të rritet gjithashtu konsumimi i oksigjenit nga ana e miokardit, pra zemra të ketë nevojë për më shumë gjak për të përballuar këtë nivel pune me intensitet më të lartë (pra e lodhim zemrën me fjalë popullore).

Kjo e fundit më pas evidenton probleme që shihen vetëm në sforcime.

Mjekët arrijnë të shohin ndryshime në nivel të elektrokardiogramës (EKG-së) e cila përsëritet disa herë gjatë efortit apo ndryshime në simptoma dhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve kuptojnë nëse kemi probleme me enët e gjakut.

Ky test përdoret edhe për problematika të tjera kardiake siç janë aritmitë e ndryshme. Pra në fazën e parë të sëmundjes së enës së gjakut (aterosklerozës pra koronaropatisë) reduktimi i kalibrit të koronareve mund të shihet vetëm me rritjen e konsumit të oksigjenit nga ana e miokardit pra me ushtrimin fizik.

Përdorimi i këtij testi bëhet tek ata individë që mund të kryejnë aktivitet fizik dhe mund të rrisin kapacitetet kardiocircolatore. Prova ushtrimore ka një profil sigurie shumë të lartë, por gjithsesi duhet të merren parasysh disa kritere apo kundërindikime absolute apo relative, thotë dr. Nona.

Nuk ka nevojë për përgatitje të veçantë, mjafton një veshje komode dhe një ushqim i lehtë disa orë përpara kryerjes.

Pra, si përmbledhje PU përdoret për të diagnostikuar sindromën koronare kronike  për ta konfermuar apo përjashtuar atë ose ndonjëherë për të vlerësuar aritmitë. Gjithashtu përdoret edhe për të vlerësuar efikasitetin e terapisë që po merr pacienti apo efikasitetin e ndërhyrjes me PCI (stent) apo By-Pass (operacion në zemër).

Kështu që të lejon të egzaminosh përgjigjen e aparatit kardiocircolator ndaj ushtrimit fizik duke vlerësuar Fc, PA modifikimet EKG dhe simptomat e referuara nga pz.

Metodika:

Mund të përdoren dy variante

1) cicloergometri ( biçikleta)

2) ose treadmill (tapis roulant apo tapeti në gjuhë popullore) ky i fundit është më i përdorur në USA dhe aktiviteti fizik është më fiziologjik dhe angazhon më tepër grupe muskulore dhe indukton një konsum oksigjeni 10-15% më të lartë sesa cicloergometri.

Ky i fundit është më i sigurt, më i manovrueshem dhe me më pak artefakte në EKG, por që shpesh nuk arrijmë konsumimin maksimal të O2 nga lodhja muskulore sidomos tek individë në moshë edhe individë që janë pak të stërvitur.

Kohëzgjatja optimale gjatë efortit duhet të jetë 8-12 minuta dhe me një arritje të rrahjeve të zemrës që duhet të shkojnë të paktën 85% e kapacitetit maksimal të atij pacienti dhe gjatë egzaminimit është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm me EKG dhe monitorimi i vlerave të tensionit në çdo stad (hap).

Motivet kryesore për ndërprerjen e stress test-it janë:

1) kur kemi dhimbje kraharori dhe dispnee të theksuar

2) ndryshime të ST-T poshtë-livelim apo lart-livelim

3) sintoma neurologjike (ataksi, vertigo apo pre-sinkope)

4) aritmi madhore

5) kur kemi rënie të tensionit

6) lodhje muskolare

7) rritje shumë e madhe e vlerave tensive

8) zhvidhimi i një blloku të degës së majtë etj

Interpretimi i PU: duhet të marrim në konsideracion disa parametra siç janë fillimi i angor (dhimbjes së kraharorit), ndryshimeve elektrokardiografike, aritmive, përgjigjes hemodinamike dhe tolerancës ndaj efortit për të thënë që ajo provë është pozitive apo negative.

Sa është kapaciteti identifikues i ngushtimit të koronareve?

PU ka një sensibilitet të ulët por një specificitet të lartë. Sensibilitet do të thotë, sa pacientë identifikojmë që kanë koronaropati në të gjithë të sëmuret me koronaropati, pra e thënë më thjeshtë në 100 persona me probleme me enët e gjakut sa arrijmë të identifikojmë ne, dhe në rastin e provës ushtrimore kjo vlerë është gati 65-70 % pra në 100 koronaropate identifikojmë 65-70 të tillë.

Ndërsa specificiteti i PU është më i lartë, afërsisht 80%, që do të thotë që 80% e të diagnostikuarve me provë pozitive (problematike) kanë realisht probleme me koronaret dhe vetëm 20% e atyre që dalin pozitiv (pra me probleme në stress test) mund të kenë probleme të tjera jo të lidhura me koronaret (pra janë FP, fals pozitiv).

Faktorët që influencojnë rezultatin e PU dhe janë detyrë e mjekut t’i identifikojë:

1) Përdorimi i digoksinës (medikament i zemrës)

2) Përdorimi i beta bllokuesve (medikamente zemre)

3) Prezencë e një blloku të degës së majtë apo ndonjëherë edhe të djathtë, prezence e një pacemakeri që stimulon zemrën.

4) Trashja e mureve të zemrës dhe një elektokardiogramë me ndryshime në kushte fillestare (ndryshime të segmentit ST-T), etj. /albeu.com


Shtuar 30.12.2021 13:54